Mesi i zemëruar, po me cilin..? Si i kanë emrat ata që pësojnë golat!

Duket se Barcelona ka hyrë në një minikrizë, pasi ajo nuk arriti që ta mposhtë Atletikon e Bilbaos në “Kamp Nou” në kuadrin e raundit të shtatë të La Ligës. Ky ishte hapi i tretë i gabuar i Barcelonës, mbas barazimit me Zhironën dhe humbjes nga Leganesi, ndërkohë që komentin për situatën e krijuar në klubin katalonjës e bën vetë Lionel Mesi:
“Ne nuk duhet t’i lejojmë vetes që të na përfshijë nervozizmi, ndërkohë që kemi shumë për të bërë në të ardhmen që ta përmirësojmë veten. Ky është vetëm fillimi i një sezoni shumë të gjatë. Ne, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pësojmë gola të lehtë. Ne kemi një ekip dhe lojtarë që të jemi shumë më të fortë, ndërsa nuk është nevoja që të varemi nga individët”, tha Mesi.
Sfidanti.al