Aron Ramsej lë Arsenalin? Liverpuli gati që ta blejë

Emri i Aron Ramsejit po përmendet sërish në ambientet e Liverpulit. Sipas medias britanike, Jurgen klopp e ka shkruar emrin e mesfushorit uellsian të Arsenalit në krye të listës së objektivave të tij për merkaton e transferimeve të vitit të ardhshëm.

Gjithnjë sipas medias britanike, trajneri gjerman i Liverpulit kërkon  të përfitojë nga fakti se Ramsej që është drejt skadencës së kontratës së tij me Topcinjtë e Londrës, ka shfaqur shenja për dëshirën e tij te largimit nga Arsenali. Ramsej u zëvendësua  në ndeshjen e fundit në kampionat që Arsenali e luajti kundër Uatfordit të cilën e fitoi 2-0, ndërsa të dielën ai ishte i pranishëm në Le Golf National për te ndjekur Ryder Cup.

Javët e ardhshme do të tregojnë se c farë do të ndodhë. Në këtë moment duket se Liverpuli është pretendenti kryesor për të siguruar shërbimet e Ramsejit me këtë të fundit që duket se e ndjen tundimin për të punuar me trajnerin gjerman të ‘The Reds’, Jurgen Klop.

sfidanti.al