Si do të përgjigjeshit ju,nëse iu pyesin se cili e meriton titullin Ambasador i Sportit Shqiptar, Lorik Cana apo Igli Tare? As mos e vrisni mëndjen për përgjigjen, se për ju mendon “lala Gjoni” , ai që na e drejton kokën nga tabela me moshë më shumë se 16 vjeçare : “ futbolli, tokë me pronar”. Pak ditë më parë, futbolli i yjeve , ai që mungon ndjeshëm në fushë , por që spërkatet me lavdi zyrash , ka dorëzuar gjoksin për të varur dekoratat e radhës.
Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares, ka marrë titullin më të lartë, Ambasador Shqiptar i Sportit, pas tij Igli Tare, ai që në të vërtetë është Ambasadori më i talentuar shqiptar në futbollin italian, atij që mbahet si kampionati më i bukur në botë për nga buja. Kjo që ndodhi, duket si dëshmi e gjallë se shefat falin mëkatet e tyre, por jo të një “emigranti”..qoftë edhe luksi . Tare duhet ta puthë fort edhe këtë titull, se mund të mbetej edhe me gisht në gojë, nëse pronarët e topit do të kujtonin blasfeminë në prag të Asamblesë: “Futbolli ka nevojë për ndryshime në drejtim , që të shpëtojmë edhe nga loja e trukuar..”
Kur mendon këto fjalë me vlerë historike të ish- bomberit kuqezi, të cilat fitojnë peshë edhe më të madhe kur dalin nga goja e drejtorit fitues të Lacios, dekorata me të cilën i shpuan gjoksin Igli Tares, të duket si një vetëtimë në qiell të pastër. Madje si një gjest mbresëlënës, disi “emancipues”, sidomos kur zhytesh në të kaluarën dhe hap kasetën e bomberit. Jooo për të parë golat e shumtë në fushë, ata që erdhën nga këmbët apo koka, por ata nga.. goja pa frena. Le ta falenderojmë presidentin, të paktën në këtë rast, që nuk e fshiu fare nga lista Taren , gjë që mund të kishte ndodhur për bukuri,pa prishur terezinë, nëse do t’i kujtohej helmi tjetër i dale prej tij : “ Zoti president, trego një herë të vërtetën , pse e përcollët sa hap e mbyll sytë Dosenën…”
Sfidanti.al