I zakonshmi Ibra: Çmimi ‘Pushkash’? Po nuk jam une ne gare, nuk me intereson

Zlatan Ibrahimovic eshte nje person te cilin ose e do, ose e urren, nuk ka nje ndenje te ndermjetme per te. Por sado qe te mos e pelqesh, nuk mund te mohohet se ironia e perdorur prej tij eshte e nje niveli me te larte mbi mesataren. Pergjigjet ndah gazetareve, por edhe ndaj rivaleve jane te tilla te cilat mund t’i perkufizosh si deklarata ‘alla Zlatan’.

Sic ndodh zakonisht, Ibra nuk ngurron te leshoje ‘perlen’ e radhes dhe kete radhe ne shenjestren e tij ishte pikerisht Çmimi ‘Puskas’ per golin me te bukur te vitit, cmim te cilin vete Ibra e fitoi ne 2013 me roveshaten spektakolare ndaj Anglise.

Dhe si ish fitues i nje cmimi te tille, suedezi u pyet se cfare mendonte per triumfin e Mohamed Salah per Cmimin ‘Puskas’ me golin e shenuar ndaj Evertonit.

‘Nuk mendoj se goli i Salah ishte me i miri-tha Ibrahimovic-kush duhej ta fitonte? Ndoshta Kristiano Ronaldo. Nuk e di, nuk i pashe golat e kandidateve. Nese ne gare nuk eshte asnje gol i imi, atehere une nuk jam i interesuar’. Deklarate kjo qe shkaktoi te qeshura te gazetaret qe padyshim paten edhe dilemen; Ibrahimovic bente shaka apo e kishte seriozisht?.

Veshtire ta thuash, duke qene se Ibrahimovic permendi golin e tij te 500, por edhe ate te shenuar kunder Los Angeles FC. ‘Njeri nga golat e mi duhet te ishte ne gare ai  ndaj LAFC ose ai i 500 ne karritere-theksoi Ibra-te shohim, mbase do te jem ne liste vitin tjeter’.

Dhe ne fakt nen postimin e LA Galaxy erdhi edhe pergjigjja e FIFA qe publikoi foton e Ibres duke festuar golin qe i dha cmimin 5 vjet me pare me mesazhin per Ibren:  ‘Nuk te kemi harruar’ dhe LA Galaxy dha nje pergjigje akoma me te mire teksa publikoi golin e 500 me akrobaci te Ibres me mesazhin: ‘Mos harroni kete per vitin tjeter’. Duket se ironia e Ibres iu eshte ngjitur edhe amerikaneve.

Sfidanti.al