Dorados humbet serish, Maradona vazhdon ta kete me arbitrat

Doradosi i Maradones pesoi nje tjeter humbje kete radhe ne Kupen e Meksikes ndaj Keretaros duke u eliminuar. El Pibe de Oro edhe kete radhe e pa fajtorin te klasa arbitrare.

‘Arbitri nuk mund te jape faull ne hyrje te zones ne favor te nje lojtari qe i ekzekuton goditjet e denimit ne menyre fantastike-tha Maradona duke iu referuar golit te fitores se Keretaros te shenuar nga Kamilo Sanveco-arbitri e njeh shume mire ashtu sikurse edhe ne, prandaj u treguam te kujdesshem qe te mos shkaktonim faulla te tille’.

Maradona nuk e la me kaq por shtoi se do ta coje kete ceshtje ne FIFA duke shtuar se nuk ndjen asnje presion.

‘Presionin e ndjen nje baba qe duhet te coje 100 pesos ne shtepi-shtoi Maradona-fale Zotit xhepat e mi jane plot’.

Dite me pare, Maradona u ankua per arbitrimin ne ndeshjen me Oaksaken e mbyllur 1-0 per keta te fundit. ‘Nuk dua te flas per arbitrimin kishte deklaruar Maradona-te dyja skuadrat luajten ne menyre barbare. Dikush duhej t’i kontrollonte dhe te vinte rregull. Arbitri nuk i respektoi ne asnje moment rregullat’.

Sfidanti.al