Kriptovaluta hyn në futboll; tani edhe Juventus do ketë monedhën e tij.

Kriptovaluta pak nga pak po bëhet modë në botën e futbollit. Javë më parë, Paris Saint Germain nënshkroi një marrëveshje me platformën socios.com për të krijuar monedhen e tij virtuale për t’u afruar me tifozët e tij. Një hap të tillë e ndërmori edhe Juventusi. Edhe bardhezinjtë arritën të firmosin një akord të tillë me të njëjtin qëllim.

Kjo do të thotë se në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet prezantimi i ‘Juventus Official Fan Token’, valuta virtuale që do t’u japë mundësi tifozëve që  të hyjnë në ndërveprim me klubin nëpërmjet sondazheve dhe votimeve. Mësohet se përdoruesit do të duhet të regjistrohen te socios.com dhe do të blejnë në Euro kriptomonedhën e kësaj platforme Chiliz për bërë më pas konvertimin e tyre në monedhën virtuale që do të quhet Joft

Përfitimet financiare nga kjo marrëveshje pritet të jenë të konsiderueshme për Zonjën e Vjetër që ka mbi 340 milionë tifozë nëpër botë, 60 milionë nga të cilët janë shumë aktivë në të gjitha platformat sociale.

sfidanti.al