Jeleku i Idrizit “vodhi” shfaqjen në ceremoninë e FIFA-s

Kush nuk e mban mend jelekun e famshëm të trajnerit të Anglisë, Garet Sauthgejt, në Kupën e Botës. Si një anglez i vërtetë, ai u paraqit në lartësinë e rastit, dhe në mënyrë të veçantë, origjinale dhe “të kollarisur” në stadiumet e Rusisë në qershor e korrik.

Epo mirë, Sauthgejt u has me një të papritur të bukur në ceremoninë e çmimeve të më të mirëve të FIFA-s në Londër. Ai ishte aty edhe si zot i shtëpisë, ndërsa në sallë ishte edhe aktori Idriz Elba, edhe ky britanik, ndonëse me origjinë afrikane.

Në momentin që Sauthgejt doli në skenë, Idrizi nxitoi të vishte një jelek ku ishin stampuar me dhjetëra foto të Sauthgejtit me jelek duke festuar një gol të Anglisë në Botëror.

Sfidanti.al