Klube gjigantë evropianë, Arsenali, Mançester Junajtidi dhe Juventusi, po tregojnë një interesim të madh për futbollistin e ri të talentuar, Arni Majer të Hertës së Berlinit. Ai është vetëm 19 vjeç dhe që tani është lojtar standard në formacionin e parë të klubit të njohur të lartpërmendur të Bundesligës dhe në përfaqësuesen gjermane të të rinjve. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të fundit dhe ekspertët gjermanë të futbollit kanë filluar ta quajnë atë “Toni Krosi i ri”.
Arsenali dhe Junajtidi kanë kohë që po e ndjekin këtë lojtar përmes skautëve të vet, ndërkohë që tani edhe Juventusi ka dërguar agjentët e vet që ta ndjekin Majerin e ri.
Është interesant fakti se ai është debutuesi më i ri në historinë e Hertës, duke qenë se ndeshjen e parë ai e ka zhvilluar, kur ishte vetëm 17 vjeç. Kontrata e tij me Hertën është deri në vitit 2022, ndërkohë që klauzola e tij e blerjes është vetëm 10 milionë euro, kështu që, nëse një nga tre klubet e lartpërmendur e “ndan mendjen”, atëherë, nuk do të ketë asnjë vështirësi që të sigurohen shërbimet e këtij tinejxheri të talentuar.
Sfidanti.al