Slaut është një qytezë, rreth 30 km nga qëndra e Londrës, dhe atje futbollit i kushtojnë mjaft rëndësi. Por, megjithatë, Slauti nuk ka ndonjë klub serioz futbolli, por ka vetëm një ekip amator që konkurron në divizionin e 7-të anglez.
Sidoqoftë, ky klub punën e ka keq me portierin, pasi nuk ka një të tillë përshtatshëm, kështu që për ndeshjet e FA Kupës trajneri i klubit të Slautit, Nil Bejker, kërkoi përmes Twitterit një portier të ri:
“Unë e di edhe vet se kjo gjë është e pazakontë, por, për fat keq, nuk mund të veproj ndryshe. Neve na duhet një portier për FA Kupën. Nëse jeni të interesuar, lajmërohuni”, shkroi Bejkeri.
Sfidanti.al