Quhet Malea Emma dhe eshte 7 vjeç, megjithate ne oret e fundit vogelushja ka fituar fame dhe kjo fale interpretimit tw himnit te SHBA ne prag te ndeshjes mes LA Galaxy dhe Sjatell Saunders.
Malea i befasoi te gjithe gjate 2 minutave te interpretimit te saj me zerin e saj potent qe edhe te rriturit mund ta kishin zili. Performanca e saj u beri pershtypje te gjitheve ne stadium qe ekzaltuan pas interprerimit te vogelushes. Por ai qe mbeti me shume i befasuar ishte sulmuesi Zlatan Ibrahimovic i cili e shpallsi si MVP e ndeshjes nderkohe qe publikoi edhe videon e interpretimit te vogelushes, video e cila beri xhiron e botes.
Sa per kronike, LA Galaxy e fitoi bindshem ndeshjen me Sjatellin me rezultatin 3-0, nje sukses qe erdhi pas dy disfatave. La gjurmen e tij ne kete ndeshje edhe vete Ibrahimovic i cili shenoi golin e pare te sfides me 11 metersh.
Sfidanti.al