Emri i Federika Pelegrinit nuk është aq i panjohur për botën e modës. Notarja italiane cdo vit merr pjesë në evenimente të tilla si Java e Modës në Milano madje edhe ka sfiluar për stilisten italiane Rafaela D’Anxhelo. Ky vit nuk bëri përjashtim. Notarja italiane që është një pikë referimi për këtë sport në Itali, është shfaqur sërish në pasarelë në rolin e modeles teksa ajo ka sfiluar sërish për D’Anxhelon.
Këtë radhë, 30 vjecarja u shfaq e veshur me një kostum banje të personalizuar pasi në të dallohej fjala ‘Divina'(Hyjnore), që është pseudonimi me të cilin të gjithë e njohin në garat e notit. Pasi deklaroi se mendonte tërheqjen nga aktivitetet sportive, kushedi, Federika Pelegrini mund t’i përkushtohet për pak kohë rolit të modeles…
sfidanti.al