Merkato e transferimeve eshte mbyllur prej javesh, por te Barcelona vijohet puna per perforcimin e skuadres. Ne qender te vemendjes se klubit katalanas jane dy mesfushoret franceze; Pol Pogba dhe Adrien Rabiot.
Per kalimin e mundshem te Pogbase ne Spanje u fol edhe gjate merkatos se kesaj vere dhe tani kampionet e Spanjes kerkojne qe t’i pershpejtojne gjerat. Sipas ‘Mirror’ perfaqesues te Barcelones e ndoqen Pogbane ne ndeshjen e Mançester Junajtid me Jang Bojs ku ai shenoi 2 gola dhe duket se kane ndermend ta ndjekin edhe ne sfidat e ardhshme dhe me pas Barcelona do te beje nje oferte per 112 milione Euro, shifer e veshtire per t’u refuzuar nga Mancester Junajtid.
Persa i perket Rabiot, ‘El Mundo Deportivo’ thekson se muaji tetor do te jete vendimtari per ofensiven e skuadres katalanase. Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, Barcelona pas edhe disa takimesh me perfaqesuesit e Rabiot, kontratave te cilit me PSG skadon ne 2019,vendosi t’i ofroje futbollistit 10 milione Euro ne sezon per te fituar edhe konkurrencen e Milanit te Leonardos.
Sfidanti.al