Adoleshenti i Arsenalit ruan bluzën e debutimit për … mamin!

Emil Smith-Roui ishte një nga njerëzit më të lumtur në botë pasi debutoi për skuadrën e parë të Arsenalit, në Ligën e Europës. Ai hyri në fushë ndaj Vorsklës së Poltavës, duke u bërë i pari lojtar i “topçinjve” lindur pas vitit 2000 që luan për të rriturit. Në përfundim të ndeshjes, ai u shpreh se do ta ruante fanelën me të cilën debutoi sepse do t’ia bënte dhuratë … mamasë.

I riu 18-vjeçar luajti mirë ndaj ukrainasve duke ndihmuar Arsenalin që ta niste me fitore (4-2) aventurën europiane. Ai i bëri përshtypje të madhe trajnerit Unai Emeri gjatë fazës përgatitore duke shënuar edhe një gol ndaj Atletikos së Madridit.

Sfidanti.al