Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se “nuk është duke menduar” fare për spekulimet që lidhin Coutinhon me një kalim te Barcelona.
spanjollët janë duke menduar një ofertë të majme për brazilianin, që po shkëlqen këtë sezon me gjashtë gola dhe pesë asiste deri tani.
Liverpooli po ashtu thuhet se është duke menduar t’i japë kontratë të re futbollistit për t’i caktuar edhe çmimin.
“Është për ne, është për klubin. Pronarët s’janë problem, por është punë për të krijuar një perspektivë që të bëjmë që askush prej lojtarëve të mos ketë dëshirë për t’u larguar. Nëse një klub paguan dyfish se ajo që ofrojmë ne, kush jam unë t’i them një lojtari të mos mendojë për fëmijët e tij, por nuk ka shumë klube që mund ta bëjnë këtë. Nuk jam i brengosur për asgjë. Lojtarëve iu pëlqen të qëndrojnë këtu. Është puna jonë t’i mbajmë”, ka thënë Klopp në një konferencë për media, transmeton koha.net.
“Mendimi im është se ai ndihet mirë këtu. Ne po ashtu shpresojmë dhe mendojmë se e ardhmja e tij është te Liverpooli. Është akoma i ri dhe po konsiderohet lojtari i ëndrrave. Në moshën e tij aftësitë dhe eksperienca kombinohen. Me bashkëlojtarët po tregohet edhe më i mirë. Është vetëm fillimi”, ka shtuar ai.
Liverpooli prin në tabelën e Premier Ligës me tetë fitore në 11 ndeshje