E nisi sezonin si jo më mirë, por tani do të kalojë sprovën e parë të vërtetë, nëse është apo jo kandidat për titull. Liverpuli nis në fundjavë një muaj ferri, edhe pse nuk do të jetë që në fillim në shkallën më të lartë të vështirësisë.
Të shtunën e 15 shtatorit, djemtë e Jurgen Klopit shkojnë në fushën e Kardifit, në Premier Ligë, një sfidë e vështirë, por njëkohësisht e fitueshme. Më pas, vjen stërndeshja ndaj Paris SG në Champions, kjo e para në “Anfild” në 18 shtator. Një frymëmarrje (nëse mund ta quajmë kështu), përballja me Sauthemptonin në Premier, po në “Anfild”, por pastaj vjen “breshëria”.
Në 26 shtator, pret Çelsin për Kupën e Ligës, në 29 shtator shkon në fushën e Çelsit për Premier Ligën, në 3 tetor udhëton për në Napoli, në Ligën e Kampionëve, ndërsa 4 ditë më vonë, në 7 tetor, pret në “Anfild” kampionen Mançester Siti, për Premier Ligën. Liverpuli kryeson tabelën e kampionatit anglez, bashkë me Çelsin dhe Uatfordin me 12 pikë në 4 ndeshje.
Kalendari
15 shtator, Kardifi (jashtë, Premier)
18 shtator, Paris SG (brenda, Champions)
22 shtator, Sauthempton (brenda, Premier)
26 shtator, Çelsi (brenda, Kupa e Ligës)
29 shtator, Çelsi (jashtë, Premier)
3 tetor, Napoli (jashtë, Champions)
7 tetor, Mançester Siti (brenda, Premier)
Sfidanti.al