Pas Xhoshuas, edhe futbollistit i vjedhin katër gomat e makinës!

Vjedhja e makinave është një problem i madh në të gjithë botën, por, më shumë në Angli. Para disa ditësh, pa xhipin e tij luksoz, Range Rover, mbeti kampioni i botës në peshën e rëndë, britaniku Entoni Xhoshua, kurse, kësaj here, përballlë një problemi ngjajshëm u ndodh edhe futbollisti i Uollverhemptonit, Rajan Benet. Ky futbollist kontaktoi me policinë, duke i bërë asaj një denoncim për një ndodhi shumë të rrallë. Në momentin e parë, policia mendoi se atij i kishin vjedhur makinën, por kur ajo erdhi në vendngjarje, ajo konstatoi se makina ishte atje, por pa… katër rrotat, pra pa të gjitha gomat e saj.
Vetë Beneti tha se ishte shokuar, kur kishte parë makinën e tij pa rrota dhe ofroi një shpërblim, nëse dikush ka dijeni për incidentin në fjalë.
“Unë u çova nga gjumi në mëngjes në një gjendje të mirë shpirtërore, por, kur pashë në drirtarë, u shokova; një idiot më kishtë vjedhur të gjitha të katër gomat e makinës. Nëse dikujt i bëhet ndonjë ofertë e dyshimtë për goma makinash, i lutem të më kontaktoj mua”, shkroi Beneti në Twiiter.
Sfidanti.al