Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, ose CR7 dhe LM10. Kjo është dyshja që duket se do të konkurrojë për një tjetër çmim të madh të futbollit. Pas duelit për Topin e Artë, ja ku vjen “Globe Soccer”, Çmimi i njohur që jepet në Dubai, në 27 dhjetor. Organizatorët kanë shpallur emrat e lojtarëve që kanë fituar në përzgjedhjen e parë dhe ata janë Ronaldo, Mesi, Grizman, Bejl, Vardi dhe Higuain.
Garë edhe për trajnerët me Zinedin Zidanin, Klaudio Ranierin, Fernando Santosin, Masimiliano Alegrin dhe Unai Emerin (jo Luis Enrike dhe Diego Pablo Simeone!). Do të luftohet edhe për Klubin më të mirë dhe konkurrentë janë Reali, Legia e Varshavës, Leiçesteri, Sevilja dhe Molde e Norvegjisë si dhe për gjyqtarin më të mirë ku spikasin Alireza Fagani, Bakari Papa Gasama, Mark Klatenburg, Nestor Pitana dhe Zhoel Antonio Agilar.
Mes lojtarëve që kanë fituar anketën e nisur në vitin 2010 janë Radamel Falkao, Frank Riberi, Ronaldo dhe Mesi.