Dy sezone tek Lacio dhe në shumë në pankinë se në fushë. Edson Brafheid nuk ka lënë asnjë shenjë me uniformën bardhekaltër dhe që nga vera ka filluar aventurën e tij të re me Utreht. Holandezi gjithsesi, duhet të vazhdojë të bëj llogaritë me disa kilogramë më shumë, të akumuluara nën hijen e Koloseut, siç ka deklaruar edhe vetë në mikrofonët e ad.nl.
Në fakt, Edson ishte i dashuruar me ushqimin, gjë që ra shumë në sy gjatë qëndrimit të tij në Itali. “Tashmë jam nën kujdesin e një dietologu, sepse isha në mbipeshe kur u ktheva nga Lacio. Deri tani kam humbur 4-5 kilogramë dhe ndjehem më mirë. Sezonin e kaluar në Seria A kam luajtur pak ndeshje dhe kjo ka lënë efektet e saj, por duhet të them se ka ndikuar edhe jeta italiane, me atë ushqim të mrekullueshëm.