Trajneri i Norvegjisë, Per-Matias Hogmo, detyrohet të japë dorëheqjen

Trajneri i ekipit përfaqësues të Norvegjisë, Per-Matias Hogmo, dha, dorëheqjen nga funksioni i tij, pas një serie dështimesh në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, Ruso-2018, njoftoi Federata e Futbollit të Norvegjisë (NFF).

Me vetëm tri pikë në katër ndeshje të zhvilluara, Norvegjia ka shumë pak shanse që të arrijë të kualifikohet për në Kupën e ardhshme të Botës, pasi ka humbur ndaj Gjermanisë (0-3), Azerbajxhanit (0-1) dhe ndaj Çekisë (1-2), të premten e kaluar dhe, tani, ndodhet pothuajse në fund të grupit me vetëm një fitore ndaj San Marinos. Nën kryesimin e Hogmos, Norvegjia nuk arriti të kualifikohej as në Mundialin e vitit 2014 dhe as në Evropianin e këtij viti.