Te Çelsi paralajmërohet ndryshim i madh: do të ndërrohet pronari?

Media ishullore ka disa kohë që publikon informacione për ndryshimin e ardhshëm të pronarit të Çelsit, pra se Roman Abramoviçi që i bëri “blutë” një klub gjigant, tani ka ndërmend që ta shesë atë. Që diçka po ndodh, këtë disa mediume anglezë po e konstatojnë nga disa ndryshme të vogla, por që janë tregues.
Kështu, sipas medias, Çelsi ka porositur ridizajnimin e emblemës që nuk është ndryshuar që nga viti 2005. Sikurse dihet, Çelsi ka në emblemën e tij një luan që mban një shkop. Paralajmërime të tilla menjëherë lidhen me informacionet për shitjen eventuale të klubit londinez.
Sa për kujtëesë, Abramoviçi e bleu Çelsin për 140 milionë sterlina dhe tani kërkon për të rreth tre miliardë sterlina!
Sfidanti.al