Edhe sikur Murinjo të ketë prishur gjumin për të marrë mbrojtësin tonë, Hysaj, tek ekipi i tij, Mançester Junajted, diçka të pengon të festosh. Edhe pse vlera e tij kap një shifër stratosferike për racën tonë, 30 milionë euro, prapëseprapë, nuk mund të harrojmë Hysajn në sjelljen e fundit, kur e tradhëtuan. Doli me kokën ulur nga fusha, sikur të ishte ai fajtori me Izraelin, edhe për një gabim tjeter: u bë pengësë për “mikpritjen” izraelite në portën tonë. Dhe udhëtoi drejt Italisë, pa thënë asnjë fjalë, duke mbytur edhe njëherë çudirat që ndodhin në ekipin që aktron keq. Aq keq sa nuk mundesh t’i falësh. Profesionisti më i spikatur i ekipit tonë, para se të ikte, ka harruar të pyeste me zë të lartë : pse e bëtë rrëmujë këtë ndeshje? Pse, unë isha më budallai në fushë, sa po bëhesha pengesë për golin e tretë?”
Shokët e Hysajt, na kanë lënë një trashëgimi të pasur, kur shpjeguan humbjen, e cila u bë historike në sensin negativ. Golave që vetëpësuam, nuk u doli pranori si dhe herë të tjera. Por, tallja me fjalët i kaloi kufinjtë e lejuar, kur dikush ia faturonte vetem arbitrit,kurse Mavrajn e komanduan për të thënë se për golat nuk kanë faj çunat e Kombëtares, por ata të policisë! Vetëm një gjë nuk dëgjuam, sikur edhe portjeri Berisha të fajësonte policinë që nxiti goditjen me kokë, dhembjen e së cilës e mori më shumë shqiptari, se izraeliti. Po Hysaj, që kishte 100 arsye për të plasur nga mllefi, pse iku me gojën mbyllur. De Biazi, sapo mbërriti në Itali e flaku maskën e humbjes së turpshme, buzëqeshte sikur sapo ishte kthyer nga Franca, ku mori famen se kishte filluar “revolucionarizmin” e futbollit tonë. Nuk dëshirojmë që Hysaj të flasë nga Italia, siç bën shpesh mësuesi i tij. Mos kini shpresë se ndeshja e fundit, kjo me Izraelin, do të harrohet se ishte një turp model.. Thonë se nuk është më i madhi, se ndeshje të tjera na presin..