UEFA pezullon Gianluca Prestiannin me 6 ndeshje

UEFA ka pezulluar për gjashtë ndeshje, futbollistin e Benfikës, Gianluca Prestianni- për konfliktin verbal me Vinicius në muajin shkurt. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s vendosi ta ndëshkojë lojtarin argjentinas për sjellje diskriminuese, dhe jo për akuzat për racizëm ndaj Vinicisus. 20-vjeçari kishte pranuar përdorimin e këtyre fyerjeve gjatë ndeshjes, por jo duke përdor fyerje raciste.

Sipas vendimit, Prestianni do të vuajë tri ndeshje pezullim, ndërsa tri të tjera janë me kusht për një periudhë prove prej dy vitesh. Nëse gjatë kësaj kohe ai nuk përsërit shkelje të ngjashme, pjesa e mbetur e dënimit nuk do të zbatohet.

sfidanti.al