S’kishit besim te shefat ? Si me buton ngjallet Kombëtarja së ..”vdekuri”

Kush nuk besonte se Kombëtarja do të “ngjallej së vdekuri” në muajin shtator, ka rastin të kuptojë se loja kuqezi nuk ka themele të forta ngaqë komandohet jo nga këmbët e futbollistëve, por nga gishtat që shtypin butonin. Kemi fituar një ndeshje që edhe mund ta humbisnim me Izraelin, me të mira dhe të këqia trazuar bashkë, por kur e krahason me batakun e ndeshjeve të fundit miqësore, duket si një ..rilindje e lumtur ! Më mirë që ndodhi kështu, sepse u kuptua publikisht se në ndeshjet e fundit paskemi ngritur me dëshirë flamurin e humbësit, paçka se Panuçi e mbulonte mënzyrën me fjalet “ Mos dyshoni kaq shumë, sepse po bëj ca eksperimente”.
Kjo e fundit me Izraelin, siç e kërkon edhe zakoni kuqezi, do të trumbetohet si një fitore serioze …për nder të tifozerisë së munguar në stadium! Një tifozeri unikale për nga durimi kur për të parë një ekip me vlera të trazuara, për të cilin duhet të shkulësh qimet e kokësh, të paguash biletën më të lirë 15 euro deri tek kulmi i babëzisë, mu në tribunë, ku vjedhja në emër të futbollit vlen.. 140 euro.!
Më parë thonim me mburrje se kampionati nuk ka lidhje gjaku me Kombëtaren, se kjo e fundit vinte më shumë nga Europa se sa nga toka e topit me.. qoshe. Kjo ndeshja e fundit me izraelitët vërtetoi se Superliga dhe Kombëtarja kanë vënë unazën bashkë dhe po mësohen të “fitojnë” me stadiume pa jetë , me pak tifozë që po jetojnë kohën e pakohë kur kemi stadiume, por nuk kemi material kuqezi për t’i mbushur.
Sfidanti.al