Nuk është se vrau ndonjë, por gjithsesi portieri i Francës dhe Totenhemit, Hugo Joris, bëri një autokritikë të “shëndoshë”. Ai u ndalua nga policia londineze, ndërsa ishte në timonin e makinës së tij të re, Porshe. Faji i Jorisit ishte se kishte pirë alkool, madje e kishte tejkaluar dyfish limitin e lejuar nga ligji britanik, me 80 mikrogramë për 100 mililitra frymë, në krahasim me 35 mikrogram që është i ligjshëm.
“Ajo që bëra ishte e papranueshme, – deklaroi Joris, – i kërkoj falje familjes, shokëve të skuadrës dhe tifozëve”. Francezi u mbajt për 7 orë në stacionin e policisë londineze, përpara sesa të paguante 150 000 paund stërlina, dhe të ndiqej në gjendje të lirë”. Porsheja e tij e re kushton rreth 80 000 euro.
Sfidanti.al