Leo supermilioneri flet për milionat e Sitit dhe Paris SG!

Në të vërtetë, nuk i takon atij të flasë për këtë. Lionel Mesi mori një rrogë-rekord botëror që të firmoste kontratën e re me Barcelonën, por superylli i futbollit botëror duket se nuk i ka me qejf klubet që po e bazojnë suksesin e tyre tek miliardat. “Futbolli po ndryshon nga ata klube që kanë shumë para dhe lojtarët largohen nga ekipet e tyre për këtë arsye, – u shpreh Mesi (e pati fjalën për Nejmarin?!), – ata do të shkojnë atje ku ka më shumë para”.

Gjithsesi, vetë Mesi nuk pati nevojë të shkonte diku tjetër, pasi paratë më të shumta për të ishin në “Kamp Nou”, edhe pse ndoshta Siti e PSG mund t’i kishin dhënë rrogë më të lartë sesa Barça. Nuk ka dyshim që Mesi është tepër i lidhur shpirtërisht me Katalonjën, por gjithsesi, një njeri që merr 35-40 milionë euro rrogë në vit nuk mund të kritikojë sheikët e Sitit apo PSG-së.

Sfidanti.al