Reali i Madridit në ndeshjen e fundit të La Ligës mundi thellë 4-1 ekipin Leganes, ndërkohë që Karim Benzema jo vetëm në këtë ndeshjes, por edhe ndeshjet e mëparshme po luan si i rilindur, duke u bërë menjëherë beniamini i tifozëve, shumica e të cilëve, sezonin e kaluar, kërkuan largimin e tij nga klubi “mbretëror”. Në fakt, tifozët e Realit janë shumë të kënaqur me mënyrën e re të lojës së trajnerit të ri, Hulen Lopetegi.
Me golin që shënoi kundër Leganesit, Benzema u bë futbollisti që ka shënuar gol kundër çdo ekipi, ndaj të cilit ai ka luajtur në kampionatin spanjoll, një “heroizëm”, me të cilin nuk mund të mburren as lojtarët e mëdhenj. Benzema shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke e çuar në katër numrin e golave që ai ka shënuar gjatë këtij fillimsezoni të La Ligës, ndërkohë që Garet Bejli ka shënuar tre gola. Duket se Reali po e kalon pa shumë “dhimbje” largimin e Ronaldos dhe se Lopetegi ka një ekip të shkëlqyer në dispozicion .
Sfidanti.al