Gerard Pike është një mbrojtës shumë i mirë, një nga më të shquarit e botës sot për sot, por Barcelona do të ketë edhe një arsye më shumë për ta mbajtur fort. Katalanasit “24 karatësh”, nëpërmjet një njohjeje të vetën i siguroi klubin një të ardhur vjetore prej rreth 60 milionë eurosh. Si ia doli? Pike takoi verën e 2015-ës një japonez të fuqishëm, Hiroshi Mikitani, i cili është president i kompanisë Rakuten, një nga gjigandët botërorë të biznesit elektronik.
Pikërisht sot, Barcelona lajmëroi kontratën e sponsorizimit me Rakutenin, dhe kompania japoneze do të ketë emrin e saj në fanelën e kampiones së Spanjës. Akordi parashikon 55.5 milionë euro në sezon të sigurta për buxhetin e klubit, si dhe 5.5 shpërblime me kusht (1.5 milionë për të fituar titullin, 5 milionë për Championsin), pra gjithsej janë 61.5 milionë euro në 12 muaj.
Kontrata është 5-vjeçare, deri në 2021, dhe presidenti Bartomeu bashkë me drejtuesit e tjerë “blaugrana” duhet të falenderojnë edhe të shoqen e Pikesë, Shakirën, pasi presidenti i Rakutenit, Hiroshi Mikitani, është mik i afërt edhe me futbollistin, por edhe me këngëtaren kolumbiane.