Dopieta ne provat kualifikuese te shtunen ne Monza beri tifozet e Ferrarit te enderrojne. Por ne gare kjo enderr u kthye ne nje makth per ta. Ne garen e shtepise Kokekuqja italiane gaboi dhe ai qe triumfoi ishte Ljuis Hamilton me Mercedes.
Starti i gares ishte krejtesisht per t’u harruar per Sebastian Fetel qe u be viktime e nje incidenti pikerisht me Hamilton qe ishte ne tentative parakalimi duke humbur shume pozicionesh dhe duke u detyruar qe te nise gjithcka nga e para.
Beteja per vendin e pare ishte mes Raikonen dhe Hamilton. Finlandezi po i rezistonte britanikut deri ne momentin kur hyri ne loje strategjia e pit stopeve me Mercedes qe u tregua ne zgjedhjen e saj duke i dhene mundesi Hamilton qe te fitoje garen.
Kimi Raikonen u detyrua te kenaqej me vendin e dyte, nderkohe qe podiumin e plotesoi Maks Vershtapen qe u penalizua me 5 sekonda duke zbritur ne vendin e peste. Keshtu vendi i trete i takoi Valteri Botas, nderkohe qe Fetel pas parakalimeve te shumta e mbylli garen i katerti.
Pas gares se Monzes, Ljuis Hamilton e thellon diferencen e pikeve me Fetelin ne renditjen e pergjithshme dukene cuar ne 30.
Sfidanti.al