Kapiteni i SHBA-së del në “pension”

Futbollisti legjendar amerian, Klint Dempsi, vendosi që t’i japë fund karrierës së tij të pasur në fushën e lojës.Dempsi 35-vjeçar do të mbahet mend si i vetmi futbollist amerikan që ka arritur të shënojë gol në tre kampionate botërore.

Klubi i tij i fundit, më të cilin ai ka luajtur, është Sietell Saunders që konkurron në kampionatin kryesor amerikan, MLS, ndërkohë që Dempsi ka veshur edhe bluzat e Fullhemit, Totenhemit dhe të klubit Nju Inglend Revolushën. Gjurmët më të dukshme ai i ka lënë te klubi anglez i Fullhemit, me të cilin gjatë viteve 2007 – 2012 ai zhvilloi 184 ndeshje, duke shënuar 50 gola.

Në përfaqësuesen amerikane, ai ka debutuar në vitin 2004, ndërkohë që ndeshjen e fundit më të e ka zhvilluar në fund të vitit 2017. Gjatë 13 viteve me kombëtaren amerikane, Dempsi  ka luajtur me të në 141 ndeshje dhe ka shënuar 57 gola.

Sfidanti.al