Ronaldo, duket se golat i le në Madrid tek Reali!

Nuk mund të quhet ende krizë, por momenti nuk është aspak i mirë. Kristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte për të tretën ndeshje radhazi në Serinë A, me fanelën e Juventusit, dhe duket se ajo që i trembeshin të gjithë po ndodh. CR7-ta po has vështirësi ndoshta sepse kampionati italian është shumë më i fortë në mbrojtje sesa ai spanjoll, ndoshta sepse ai vetë nuk është më ai i mëparshmi (edhe pse kanë kaluar vetëm 3-4 muaj), sepse nuk është përshtatur ende plotësisht, apo sepse Juventusi nuk e ndihmon aq shumë për golat, sa e ndihmonte Reali.

Kishte ndodhur që në Madrid të shënonte 3 gola në një ndeshje, por vështirë që në 3 ndeshje të mos realizonte. Gjithsesi, të mos harrojmë se Kristiano edhe vjet e nisi keq La Ligën, por pastaj shpërtheu. Mungesa e golave të tij nuk i prishi punë Juventusit që arriti fitoren e 3-të në 3 ndeshje në Serinë A, këtë herë 2-1 në fushën e Parmës. Mario Manxhukiç e Blez Matyidi shënuan për kampionët, Zhervinjo barazoi për vendasit.

Sfidanti.al