Roberto Mançini, një trup 20-vjeçari, ndërsa luan me letra në plazh!

Kjo është një nga kënaqësitë e detyrës së tij të re. Roberto Mançini vërtet është trajner futbolli, por i ka mundësitë të tregojë trupin prej 20-vjeçari në plazhin e Sen Tropesë në Francë, edhe pse sezoni ka filluar. Italiani 53-vjeçar është teknik “pensionist”, pra i ulur në stolin e kombëtares së vendit të tij, ndaj edhe pushimet për të janë më të gjata.

“Manço” po kalon edhe disa ditë pushimesh në det, në krah të së shoqes, Silvia Fortini, madje duke luajtur edhe me letra nën çadër. Edhe pse e ka lënë futbollin prej gati 20 vitesh, sërish ish-sulmuesi duket se kujdeset për trupin e tij, ashtu si dikur.

Sfidanti.al