Platini pa mëshirë kundër VAR-it: gjyqtari është kukull!

Ish-presidenti i UEFA-s Mishel Platini konsideron se sistemi i ri VAR (Video Asisstance Referee) po e “vret” futbollin dhe nuk ka sjellë më shumë drejtësi në fushën e futbollit.

“Unë e njoh mirë FIFA-n, puna kryesore esë cilës është që të gjejë statistika që i shkojnë asaj për shtat. Në rastin më të mire, VAR-i mund të përdoret për atë, nëse topi e kaloi ose jo vijën fatale të  portës”, deklaroi Platini, duke sjellë si shembull për komentet e tij negativë ndaj sistemit të ri ndeshjen finale të Botëerorit të fundit mes Kroacisë dhe Francës.

“Në finalen e Botërorit u përdor sistemi VAR, por në rastin e golit të parë të Francës nuk pati faull. Kur u dha penalltia, një nga ata të VAR-it thirri gjyqtarin kryesor të ndeshjes sikur ai të ishte ndonjë kukull. Lind pyetja: ishte apo nuk ishte penallti? E gjithë Kroacia thotë – ‘Jo’, kurse Franca – të kundërtën”, shpjegon ish-nr.1 i UEFA-s, duke shtuar se puna në të ardhmem mund të shkojë deri atje sa edhe kapitenët e portierët do të kenë kufje në vesh dhe trajnerët do të mund të flasin me ta gjatë ndeshjes. “Ata po e vrasin futbollin, kjo gjë tani ka ndodhur me çiklizmin dhe Formulën 1”, deklaroi Platini.

Sfidanti.al