Jaja Ture i kaloi kontrollet mjekësore, tani e pretklubi i ri

Një nga futbollistët më të mirë afrikanë të të gjithë kohërave, Jaja Ture, i mbaroi pushimet dhe u kthye në fushat e futbollit. Që nga fundi i sezonit të kaluar, ai është lojtar i lirë, duke qenë se atij i mbaroi kontrata me Mançester Sitin, ndërkohë klubi nuk donte që ta vazhdonte më kontratën me futbollistin afrikan. Sidoqoftë, as agjenti i tij dhe as futbollisti vetë nuk bëjnë të ditur se me cilin klub do të luajë Jaja Ture.

Dje, në mëngjes, vetë futbollisti nga Bregu i Fildishtë shkroi në Twitter se ai kishte kryer kontrollet mjekësore në Londër dhe se, shumë shpejt, ai do të nënshkruante kontratën me një klub, emrin e të cilit agjenti dhe futbollisti nuk e bëjnë të ditur.

“Jaja Ture i bëri të gjithë kontrollet mjekësor në Londër. Ai nuk do të luajë me Uest Hemin, 100 për qind”, shkroi në rrjetin social agjenti i tij, Dmitri Seluk. Sidoqoftë, sipas medias angleze, ai do të luajë gjatë sezonit të ri me Kristal Pallasin, por ka lajme që thonë se ai mund tëshkojë ose te Fullhemi, ose të Çelsi, ose tek Arsenali dhe ose te Totenhemi.

Sfidanti.al