Rrefimi prekes i Adrianos: Me shkaterroi humbja e babait tim

‘Vdekja e babait me shkaterroi, isha gjithnje i dehur dhe Interi me mbulonte-kjo eshte nkje nga frazat me te forta e prekese te brazilianit Adriano teksa u rrefye ne nje interviste  per revisten braziliane R7.

Adriano Leite Ribeiro ose sic njihej ndryshe Perandori tregoi piken me te ulet te karrieres se tij.

‘Ndihesha i vetmuar-tregon me tej Adriano-ne Itali e shihja veten te izoluar, te trishtuar dhe ne depresion. Keshtu qe fillova te konsumoj pije alkoolike. Ne stervitje shkoja gjithnje i dehur dhe stafi teknik me conte ne infermieri qe te flija, nderkohe qe me mbulonte duke thene se isha i demtuar’.

Adriano pranoi se problemi i tij ne te vertete qendronte diku gjetke.

‘Vetem me vone e kuptova se problemi im ne te vertete ishin njerezit qe me rrethonin-vijoi rrefimin e tij Adriano-miqte nuk benin gje tjeter vecse me conin ne festa ku kishte alkool dhe femra pa menduar per asgje tjeter. Me rikthimin ne Brazil hoqa dore nga milionat por rigjeta lumturine’.

Sfidanti.al