E paparë: Trajneri del me të kuqe se i bëri faull lojtarit kundërshtar!

Një ndeshje që u luajt në ligën e dytë të Rumanisë, solli një karton të kuq për diçka që nuk ishte parë. Ekipet Çinda Targoviste dhe Arges Piteshti po luanin dhe rezultati ishte 1-1. Nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes, ekipi vendas organizon një sulm të rrezikshëm në anën e majtë të fushës përmes futbollistit Kristian Negura. Por, depërtimi tij pranë vijës anësore së fushës ndërpritet me profesionalizëm, megjithëse me faull, nga ana e “mbrojtësit” 53-vjeçar me përvojë, Emil Sandoi.
Që ta korrigjojmë veten, duhet të vëmë në dukje se Sandoi ka qenë dikur mbrojtës, madje, edhe pjesëtar i përfaqësueses së Rumanisë, por tani është trajner i Arges Piteshtit. Kështu që për ndërhyrjen e tij “mjeshtërore”, gjyqtari më të drejtë i nxori të kuqen Sandoit.
Sfidanti.al