Lajmet më të fundit thonë se Reali ka nisur përpjekjet për blerjen e Jaro Aspasit (31 vjeç) nga Selta Vigo. Fjala është për një futbollist që, për fat të keq, i bë i njohur në botën e futbollit si një nga dështimet më të mëdha të Liverpulit. Ai erdhi në vitin 2013 dhe ishte futbollist i Lverpulit deri në vitin 2015, megjithëse sezonin e tij të dytë ai luajti i huazuar te Sevilja.
Me Liverpulin Aspasi luajti gjithsej 14 ndeshje, duke mos shënuar dot asnjë gol. Sidoqoftë, mbas i u kthye në La Liga, si sulmues i Selta Vigos, ai ka shënuar 55 gola gjatë tre sezoneve ose 41 gola vetëm gjatë dy sezoneve të fundit, duke u bërë kështu futbollisti më efikas spanjoll në La Liga, gjë që bëri që atë ta thërrisnin edhe në përfaqësuesen e Spanjës, me të cilën ai shënoi në Botërorin e fundit golin e diskutueshën, por të rëndësishëm, në portën e Marokut, duke e kaluar ekipin spanjoll në fazën e nokautit të kampionatit botëror të Rusisë.
Dhe tani Reali, duke pasur parasysh aftësitë golashënuese të Aspasit, ka si synim që t’ia shtojë atë “artilerisë” së vet, të përbërë, në radhë të parë, nga Benzema e Majoral, si edhe nga mesfushorët ofensivë Garet Bejli dhe Marko Asensio.
Sfidanti.al