Megjithëse, gjatë kësaj vere, kishte shumë spekulime se ai do të largohej nga PSZH-ja, Anhel Di Maria siguroi një kontratë të re nga kryesia e këtij klubi francez. Duket se ky futbollist argjentinas gjatë fazës përgatitore e bindi trajnerin e ri të ekipit, Tomas Tuhet, për aftësitë e tij të mira, kështu që ky i fundit i kërkoi kryesisë së klubit që Di Marias t’i ofrohej një kontratë e re.
Sikurse vë në dukje “Parisieni”, bëhet fjalë për një kontratë që do ta mbajë Di Marian te PSZH-ja deri në vitin 2021, ndërkohë që atij do t’i rritet edhe paga.
Pritet që Di Maria që ka ardhur në Paris më 2015, gjatë ditëve të ardhshme ta vendosë edhe zyrtarisht firmën e tij në kontratë.