De Laurentis: Roma dhe Liverpuli duhet të përjashtohen nga Championsi!

Njeriu nr.1 i Napolit, Aurelio de Laurentis, njihet se një njeri që gjuhën e ka brisk, se e thotë hapur atë që ka në mëndje dhe për t’u përmendur është deklarata që ai bëri para pak muajsh se Seria A është e korruptuar. Tani, në tabelën e tij të qitjes u vendosën Roma dhe Liverpuli, në fakt, për shkak të portierit brazilian Alison.
Pronari i Napolit ka pasur një dëshirë të madhe që ta merrte këtë portier, madje, ai i ofroi Romës 60 milionë euro, por, sidoqoftë, Alisoni përfundoi te Liverpuli.
“Të gjithë ne e dimë sesi është puna, se bëhet fjalë për dy klube të ndryshëm, por që janë në pronësi të njerëzve të njëjtë. Po të ekzistonte drejtësia, këta dy klube as që duhej t’i afroheshin Ligës së Kampionëve dhe jo më të luanin në të. Këtu kemi të bëjmë me një konflikt interesash. Unë gjithnjë kam dyshuar se pronari i Romës është pronar edhe i Livepulit. Do të thoni ju se kush ma tha mua këtë? Një zog i vogël erdhi para disa vitesh, m’u ul në sup dhe ma përrshpëriti në vesh!”, tha De Laurentisi.
Sfidanti.al