Nëse Reali i ka 300 milionë euro, përse nuk merr sulmues?!

Hulen Lopetegi e ka bërë të qartë, se përtej një mbrojtësi apo një mesfushori, mungesa më e madhe e Realit është një sulmues. Largimi i Kristiano Ronaldos duhet të mbulohet dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm me Benzemanë apo Bejlin, ndërsa në ekip nuk janë as Morata, por as Hames Rodrigez.

Gjithsesi, në Madrid thonë se nuk mungojnë paratë dhe se fare lehtë mund të shpenzohen 300 milionë euro për të sjellë yje në “Bernabeu”. Atëherë, kur ka gjithë këto para në dispozicion, përse presidenti Florentino Perez nuk vendos të kënaqë trajnerin dhe të forcojë skuadrën?

Spjegimi, sipas gazetës “Marka”, është se Reali dëshiron të shpenzojë vetëm për një lojtar që të jetë i kalibrit pranë Kristianos, e një lojtar i tillë nuk mund të jetë tjetër, përveçse Nejmar. Operacioni për brazilianin do të arrinte në 300 milionë euro, por problemi është se Paris SG nuk ka ndërmend ta lejojë “Ney”-n që të largohet këtë verë.

Gjithnjë e më shumë afrohet 31 gushti, pra mbyllja e transferimeve, dhe besohet se Perez do të jetë i detyruar të bëjë një lëvizje të përkohëshme në pritje të ëndrrës së tij.

Sfidanti.al