Në prag të thyerjes së rekordit? Reali mega-ofertë për Eden Hazarin

Tifozët e Realit të Madridit ende po presin përforcimin e “tingëllueshëm” të premtuar nga klubi i “Santiago Bernabeut’, mbasi nga ky i fundit u largua Kristiano Ronaldo. Klubi “mbretëror, mbas nëntë sezonesh, mbeti pa Ronaldon që ishte lojtari më i mirë në këtë klub dhe tani tifozët presin një pasardhës të denjë të tij. Kohët e fundit është folur shumë se vendin e tij do të mund ta zejë Eden Hazari që aktualisht luan me Çelsin, por ky i fundit nuk ka ndërmend aspak që të heqë dorë nga lojtari më i mirë i tij.
Media angleze shkruan sot se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka përgatitur një ofertë me vlerë prej 224 milionë eurosh që është afro 100 milionë euro më e madhe sesa ajo e mëparshmja dhe se shumë shpejt kjo oferte do të mbërrijë te “dera” e klubit të Çelsit që me siguri do të mendohet mirë, para sesa ta refuzojë atë. Sidoqoftë, nëse Çelsi do ta pranojë, atëherë, Hazari do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, pasi do të thyejë rekordin e shumës prej 222 milionë eurosh që u pagua për kalimin e Nejmarit nga Barcelona për te PSZH-ja.
Sfidanti.al