Ka nisur relativisht vonë, në 1929, por është sot kampionati më fitues në botë. La Liga e Spanjës ka tërhequr ndër vite emrat më të mëdhenj të futbollit, pak a shumë siç ka bërë edhe Seria A, por kush mund të jetë formacioni më i mirë i të gjitha kohëve?
Të sigurt janë dy yjet e momentit, Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, tashmë tek Juvja. Superyjet e Barçës dhe Realit bënë duelin më të madh në botë për 9 vjet me radhë. Në krah të tyre, padyshim që do të jenë Alfredo Di Stefano dhe Johan Krujfi, por zgjedhja e emrave të tjerë nuk është shumë e lehtë.
Gjithsesi, Dani Alvesh nuk diskutohet, Pujol apo Hierro mund të jenë mbi Pikenë e Ramosin, Zidan e vendin “të çimentuar”, po ashtu Roberto Karlos, ndërsa “Fenomeni” Ronaldo po përzgjidhet përpara legjendave Raul Gonzales, Emilio Butragenjo, Romario, Hugo Sançez apo Telmo Zarra.
Portier: Iker Kasijas (Real Madrid)
Mbrojtës i djathtë: Dani Alvesh (Barcelona)
Mbrojtës qendre: Fernando Hierro (Real Madrid)
Mbrojtës qendre: Karles Pujol (Barcelona)
Mbrojtës i majtë: Roberto Karlos (Real Madrid)
Mesfushor i djathtë: Johan Krujf (Barcelona)
Mesfushor qendre: Zinedin Zidan (Real Madrid)
Mesfushor i majtë: Alfredo Di Stefano (Real Madrid)
Sulmues i djathtë: Lionel Mesi (Barcelona)
Qendërsulmues: Ronaldo (Barcelona 1996)
Sulmues i majtë: Kristiano Ronaldo (Real Madrid)
Sfidanti.al