Guardiola i nxehur keq : argjentinasit përhapin gënjeshtra

Kohët e fundit, ka pasur lajme se federata argjentinase e futbollit është e interesuar për shërbimet e trajnerit aktual të Mançester Sitit, Pep Guardiola, duke qenë se përfaqësuesja argjentinase ende nuk ka trajner zyrtar të krye të saj, mbas largimit nga ajo të trajnerit të deritanishëm, Horhe Sampaoli.
Presidenti i federatës së lartpërmendur argjentinase, Klaudio Tapia, ditët e fundit, bëri një deklaratë se trajneri spanjoll, Guardiola, është shumë i shtrenjtë për buxhetin e kësaj federate. Pikërisht, me ketë deklaratë Guardiola u acarua me shumë, duke vënë në dukje se ai nuk ka kontaktuar asnjëherë me asnjeri nga federata argjentinase e futbollit.
“Argjentinasit përhapin gënjeshtra për mua, prandaj unë jam shumë i zhgënjyer. Presideni i federatës argjentinase nuk ka të drejtë që të thotë se unë qënkam shumë i shtrenjtë, kur mua as ai dhe as askush tjetër nga kjo federatë nuk më ka kontaktuar asnjëherë”, deklaroi Guardiola i irrituar.
Sfidanti.al