Qielli galaktik po rrallohet, Cilët janë yjet që po vijnë ?

E ardhmja e Luka Modriçit është një nga temat më “të nxehta” të kësaj vere, ndërkohë që gjithçka pritet që të sqarohet mbas takimit mes vetë lojtarit kroat dhe presidentit të Realit, Florentino Perez.
Sidoqoftë, sikurse shkruan gazeta “Marka”, “mbretërorët” madridas janë vënë në kërkim të lojtarëve eventualë që do të mund të zëvendësojnë nënkampionin e botës dhe tanimë janë përcaktuar tre kandidatë kryesorë. Problemi qëndron te fakti se sezoni i transferimeve në Spanjë përfundon më 31 gusht, por në disa vende të tjerë edhe më shpejt, kështu që Reali duhet të shpejtojë.
Synimi kryesor i presidentit të Realit është sjellja në “Santiago Bernabe” të Kristian Eriksenit të Totenhemit. Është fakt se ky futbollist danez luan më shumë në ofensivë sesa Modriçi, por, megjithatë, te Reali janë të bindur se ai është një zëvendësues ideal. Por, transferim i tij është mjaft i komplikuar, ndërkohë që dihet se Totenhemi është një bashkëbisedues “i vështirë” dhe ndërsa “pazari” në Premier Ligë përfundon nesër. Synimi i dytë është beniamini i trajnerit Lopetegi, Tiago Alkantara i Bajernit të Mynihut. Reali ka kohë që po e vëzhgon këtë plejmejker 27-vjeçar dhe ka dashur që ta marrë atë, kur ai luante me Barcelonën, por ai shans iku, Sidoqoftë, ai do të ishte një zëvendësues ideal në vend të Modriçit.
Opsioni i tretë është Sergei Milinkoviç-Saviç, për të cilin Lacio është gati të bisedojë, por kërkon për të 120 milionë euro. Ky futbollist serb ka profilin e një mesfushori ofensiv, prandaj edhe është opsioni i tretë për Realin.
Sfidanti.al