Sari: Viliani do të qëndrojë te Çelsi, kurse për Kurtuan nuk e di

Trajneri i ri i Çelsit, Mauricio Sari, në prag të fillimit të kupës “Community Shield”, komentoi lidhur me të ardhmen e dy lojtarëve kryesorë të klubit londinez, Vilian dhe Tibo Kurtoa, për të cilët thuhet se do të largohen në një të ardhme të afërt nga Çelsi, ndërkohë që futbollisti brazilian ende nuk e ka filluar fazën përgatitore me klubin.
“Unë bisedova dje me Vilianin për vonesën e paraqitjes në stërvitje dhe jo për të ardhmen e tij. Ajo ishte një bisedë pozitive dhe unë jam shumë i kënaqur nga biseda. Me Vilianin nuk ka asnjë problem. Mendoj se ai do të vazhdojë të qëndrojë të neve”, vuri në dukje Sari, ndërsa, sa i përket së ardhmes së portierit belg, Tibo Kurtoa, në “Stemford Brixh” ai tha se “gjithçka varet nga ai vetë, kështu që unë vetëm se mund të shpresoj se Kurtoa do të vazhdojë të jetë portieri ynë edhe këtë sezon të ri”.
Sfidanti.al