Mbrëmja e “pikuar nga qielli” do të jetë ajo e 6 tetorit, arena e përzgjedhur kush tjetër përveçse në Las Vegas, ndërsa dueli do të mbiquhet më i madhi i të gjitha kohëve në artet e përziera marciale. Konor Mekgregor do të rikthehet në “oktagonin” e UFC në “T-Mobile Arena” të “Qytetit të Mëkateve” në SHBA, ndërsa përballë tij do të jetë “bisha” ruse, Habib Nurmagomedov.
Mekgregori ishte larguar nga UFC-ja pasi zgjodhi të bënte një supersfidë boksi ndaj Flojd Mejuedhër të Riut po në Las Vegas, ndërsa marrëdhëniet e tij me federatën ishin të tensionuara, pas sjelljeve të tij të këqija. Gjithsesi, interesi i parasë në këtë botë vazhdon të jetë mbi gjithçka dhe përbetimet e UFC-së se nuk do të kishte punë me Mekgregorin dolën “bllof”. Armiqësia mes irlandezit dhe rusit është tepër e madhe dhe ndeshja pritet të jetë jashtëzakonisht e fortë.
Sfidanti.al