Pjesëtari i përfaqësueses kiliane, Artu Vidal, ka shumë mundësi që të bëhet lojtar i ri i Barcelonës në një nga transferimet më të çuditshëm gjatë këtyre viteve të fundit. Klubi katalonjas kishte nevojë për një lojtar të mirë që të zëvendësonte Paulinjon që u kthye në Kinë dhe zgjedhja ra mbi Vidalin. Rastësht? Ka nga ata që thonë se ajo që ndodhi, nuk është aspak rastësi, sidomos pas kritikave të ashpra që ky futbollist me përvojë ka bërë në adresë të Realit.
Dihet se te klubet e mëdhenj, kur është fjala për transferme, emocionet ndodhen në vendin e fundit, por, sidoqoftë, tifozët e Barcelonës do të jenë shumë të kënaqur, kur ta shohin Vidalin të veshur me bluzën e saj.
“Përsëri penallti, ç’bëhet kështu?”, shkroi në profilin e tij në Instagram Vidali mbas eliminimit të Bajernit të Mynihut nga Reali në gysmëfinalen e sivjetme të Ligës së Kampioneve. Ashtu sikurse edhe në raste të tjera, Reali pati ndihmën “bujare” të gjyqtarëve dhe kjo u pa qartë, sidomos, në duelin mes Realit dhe Bajernit, me të cilin ka luajtur deri tani Vidali. Ai e ka thënë hapur dhe në publik se e urren shumë Realin dhe mezi pret që të hakmerret kundër tij.
Sfidanti.al