A mund të imagjinohet plej ofi i NBA-së pa lojtarin më të mirë? Lebron Xhejms ka dalë 8 herë radhazi në finale, por parashikimet e këtij sezoni janë që “Mbreti” i basketbollit dhe skuadra e tij e re, Los Anxhelos Lejkërs, nuk do t’ia dalin të jenë ndër 8 ekipet më të mirë të Konferencës Perëndimore.
Në krye të Perëndimit duhet të dalë si përherë Golden Stejt Uorriors, kampioni në fuqi, i ndjekur jo nga Hjustoni, por nga Juta Xhazi. Më pas Hjustoni i Xhejms Hardenit, Denveri, Minesota, Oklahoma, Nju Orlinsi dhe Portlendi. Po Lejkërsat? Në shtëpi, në përfundim të sezonit të rregullt.
Në Lindje besohet se Toronto do të jetë në vend të parë, ndjekur nga Bostoni, pastaj Filadelfia, Indiana, Miluoki, Majemi, Uashingtoni dhe Detroiti. Lebron Xhejms, natyrisht që, nuk është dakord me këtë parashikim, madje ai mendon të arrijë sërish finalne, siç ka bërë këta vjet me Klivlendin e Majemin, por nuk është i sigurt nëse do t’ia dalë dot ndaj Golden Stejtit.
Sfidanti.al