Argjentina gjen trajner perkohesisht; Lionel Skaloni

Argjentina behet me trajner pas largimit te Horge Sampaolit, edhe pse behet fjale per nje detyre qe eshte e perkohshme. Eshte pikerisht Lionel Skaloni, trajneri edhe i perfaqesueses U20 te Argjentines, i cili mori pergjegjesine per te drejtuar bardhekaltrit. Bashke me te me pankinen e ‘Seleccion’ do te jete Pablo Aimar qe drejton ekipin e 17 vjeçareve.

Presidenti i AFA, Klaudio Tapia e beri te ditur lajmin pas mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv te ketij institucioni duke shtuar se kjo zgjedhje i jep me shume kohe per te gjetur perfundimisht nje trajner dhe per te nxjerre kombetaren argjentinase nga kriza.

Skaloni dhe Aimar do te bejne debutimin e tyre ne pankinen e Argjentines ne ndeshjet miqesore me Guatemalen  dhe Kolumbine qe do te luhen ne 7 dhe 11 shtator ne Los Anxheles dhe Nju Jork.

Sfidanti.al