Arsyeja personale apo ..italiane? Kolina jep dorëheqjen nga UEFA

Ish-gjyqtari i njohur italian Pierluixhi Kolina dha dje dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve të UEFA-s. Media shkruan se ai e mori këtë vendim për arsye personale.
Kolina ka gjykuar në fushat e futbollit deri në vitin 2005. Në karrierën e tij të pasur, ai ka qenë gjyqtar kryesor në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999 dhe në finalen e kampionatit botëror të vitit 2002. Në pozicionin që ai ka mbajtur deri tani, atë do ta zëvendësojë bashkatdhetari i tij, Roberto Roseti.
Kolina ishte shef i gjyqtarëve gjatë kampionatit të fundit botëror në Rusi, ku, midis të tjerave, ai vlerësoi sistemin e ri teknologjik VAR (Video Asisstancë Referee).
Sfidanti.al