Berluskonin e ringjall Higuain, përshëndet ardhjen e “kampionit”

Ish-presidenti i Milanit Silvio Berluskoni që, praktikisht, është presidenti më me shumë trofe në një klub evropian, përshëndeti ardhjen e Higuainit te “kuqezinjtë”. Ujku i vjetër, në fakt, nuk bën më pjesë në strukturat e klubit “rosoner”, por, megjithatë, ai i ndjek nga afër zhvillimet në ish-klubin e tij dhe përshëndet çdo veprim që ai e konsideron të mirë të kryesisë së tij.
“Unë e ndjek Milanin si tifoz, ai është ekipi im i zemrës. Por, tani, unë nuk ndodhem më në pozicionin që të ofrojë opsione sesi duhet të menaxhohet klubi. Sa për ardhjen e Higuainit, unë mund të them se e përshëndes atë, sepse ai është një kampion dhe të gjithë e dinë atë”, tha Berluskoni.
Transferimi Higuainit kapi vlerën e 55 milionë eurove.
Sfidanti.al